Gavazaj: Jap gjithmonë maksimumin, trajneri i di më mirë skemat që përdoren

Mesfushori i Shqipërisë, Enis Gavazaj tha për “RTSH Sport” se ishte i zhgënjyer për rezultatin, pasi shpresonin shumë që të arrinin një fitore. I pyetur se në cilin rol mund të luajë më mirë, Gavazaj refuzoi të japë një përgjigje, duke thënë se trajneri vendos, ndërsa në dorën e tij është që të japë gjithmonë maksimumin:

“Unë jap gjithmonë maksimumin, si për kombëtaren, ashtu edhe për klubin ku luaj. Në stërvitje kam dhënë maksimumin dhe jam i lumtur që trajneri më ka besuar.

Skema? Unë ndihem mirë në të gjitha skemat që përdor trajneri. Në pjesën e parë kisha detyrë të mbroja më shumë, në të dytën isha më i lirë. Gjithsesi, besoj se kemi bërë mirë dhe të shohim përpara”,- tha Gavazaj./Veronik Istrefaj – vipsport.al/