Gafat e gjyqtarëve dhe padrejtësitë në transfertë, Bylisi gati provat në FSHF

Bylisi në dy ndeshjet që ka zhvilluar në transfertat me dy ekipet rivale për Superioren, në Fier me Apoloninë dhe në Kavajë me Besën duket se ka kontestuar gjykimin. Por më shumë që ka bërë bujë ka qenë ndeshja në Kavajë ku gjyqtar ishte Laver Alla një nga më të kontestuarit në futbollin tonë.

Ballshiotët pretenduan dy penallti, ndonëse nga moviola u provua qarte qe dy prej tyre ishin faull nga mbrijtësit kavajas. Ndërhyrje kasaphanë nga lojtarët kavajas, Mihani, Dikson e Biba. Jo vetëm kaq por edhe dalja me te kuqe e Zefit dhe mbi dhjetë faulle të paqeba deri në shënimin e golit të Besës ka bërë qe ballshiotët të dorëzojnë kasetën e ndeshjes në FSHF.

Bylisi ka investuar shume këtë sezon në infrastrukturë dhe merkato, ndërsa ballshiotët janë goditur nga gjyqtarët që kane ndikuar në rezultatet e ndeshjeve./Vipsport.al/

more recommended stories