FSHF mbledh pamjet dhe provat e sherrit në Lushnja-Bylis, priten dënime maksimale

Në takimin e Kategorisë së Parë, Lushnja-Bylis e cila u traasmetua “live” edhe nga RTSH, pati incidentet si rrallë në sfidat e zhvilluara deri më tani në Kategorinë e Parë. Në shkallët e stadiumit, në tribunat por edhe në fushën e lojës.

Kjo vërtetohet edhe nga kartonët e shumtë të verdhë, por edhe nga tre të të kuqtë, dy për Bylisin dhe një për Lushnjën. Ndaj edhe menjëherë, FSHF ka kërkuar nga klubet fill pas ndeshjes së sotme pretendimet e tyre si dhe një pasqyrë me detaje të situatës.

Me shumë gjasa, në mbledhjen e radhës të Komisionit të Disiplinës pritet që të ketë dënime ekstreme, ku takimi Bylis-Lushnja pritet që të jetë në rendin kryesor.

E.Saliu /Vipsport.al/