FSHF dhe sindroma “Al Kapone”

Prej kohësh, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, njëkohësisht deputet në Parlament, Erion Braçe, kërkon përgjigje për pikëpyetjet që ka ngritur mbi detyrimet e papaguara të FSHF ndaj organeve tatimore në Shqipëri.

Prej po aq kohësh, akoma nuk është dhënë një përgjigje konkrete për këto pyetje.

Pas një debati në parlament mes deputetit dhe ministrit Ahmetaj, FSHF ka qenë ajo që ka reaguar ndaj Braçes. Me një dorë që duket e urdhëruar nga personalizimi që i bën presidenti Duka kësaj çështje sensitive, nuk jepet asnjë përgjigje institucionale. Por, merren thelbësisht me individin.

Së pari, kjo tregon mungesë argumenti.

Së dyti, tregon dëshirën që duke personalizuar një konflikt individësh, të tentohet harresa për të dhënë përgjigje mbi pyetjet e ngritura.

Në fakt, sikleti i FSHF-së duket shumë i madh, pikërisht te evazioni fiskal që mund të jetë kryer, se sa te problemet e dukshme të futbollit.

Nuk reagojnë për shkallët bosh të stadiumeve, kampionat dhe Kombëtare.

Nuk reagojnë kur trajneri i Kombëtares së femrave u arrestua (e pezulluan, ndërkohë që ai është ende i paraburgosur).

Nuk reagojnë kur trukimet apo paracaktimet që zyrtarizohen nga organizata të pavarura ndërkombëtare.

Nuk reagojnë për shkeljet e rënda ligjore në organizimin e kampionatit, për të cilat është akuzuar vazhdimisht.
Por, marrin mundimin të reagojnë për Erion Braçen si individ, e shqetësuar nga pikëpyetjet që ka ngritur ai si deputet.

Në fakt, FSHF duket e prekur nga sindroma e historisë së “Al Kapones”.
Krimineli i famshëm nuk shqetësohej kur e akuzonin për krime të rënda si vrasjet. E dinte që për vrasjet e kryera, nuk do kishte asnjë dëshmitar që do ia pranonin.
Por, u shqetësua dhe u dënua për një kohë të gjatë për mospagim taksash… Letrat nuk kanë nevojë për fjalë dhe as “heshtjen” e dëshmitarëve!

Opinion nga FATION SHEHU

more recommended stories