FOTO/ Takim i veçantë dhe nderim nga Berati, gati të nisë sfida

Shqipëria ka një ndeshje miqësore të lehtë në letër ndaj Jordanisë, takim i cili do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 20:00. Pas humbjes 2-0 në Skoci, tifozët duket se e kanë humbur disi interesimin për të ndjekur Kombëtaren në miqësoren para transfertës së Izraelit, ku kuqezinjtë luajnë për Ligën e Kombeve.

19:40
Në stadium është hapur baneri i “Tifozave Kuq e Zi”, ndërkohë që në pjesën ballore shihet një banderolë ku shkruhet “Krenaria e Beratit, Mirë se vjen në Kombëtare”.

19:30
Armand Duka ka takuar në fushë Elseid Hysajn dhe Federik Veselin të cilët janë në stol për këtë takim, ndërkohë që Memushaj dhe Prenga kanë përfunduar në tribunë.

Situata në qytetin e Elbasanit duket mjaft e qetë, ku tifozët janë me numërim, të paktën 2 orë para fillimit të takimit. Në bulevardin drejt stadiumit, shihen pak tifozë të cilët mbajnë në duar flamuj apo veshin fanella kuqezi, ndërkohë që një pjesë tjetër, e pa interesuara për takimin po shijon kafen e pasdites në lokalet e shumta të Elbasanit. Përveç disa pikave të vogla ku shiten flamuj kuqezi, është e vështirë të gjesh në vende të tjera simbolin Kombëtar.

Ashtu si në rrugët e Elbasanit, edhe stadiumi “Elbasan Arena” duket se do të jetë i boshatisur ditën e sotme dhe kjo shihet qartë në prezencën vetëm një orë para se të nisë sfida. Në stadiumin ku luan Kombëtarja, i vetmi vend ku duken ngjyrat kuqezi janë stolat e stadiumit dhe kjo falë dekorit dhe ngjyrës të stolave.

Megjithëse interesi është i pakët, forcat e rendit në hyrje të stadiumit janë të shumta dhe pritet që gjatë ndeshjes, të jenë te tunelet e hyrjes në stadium dhe ashtu si në ndeshjet e Kategorisë Superiore apo takimi ndaj Izraelit një muaj më parë, edhe këtë herë nuk do të jetë në shkallët e stadiumit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories