FOTO/ Rita Ora ndez Instagramin, nudo për të mbështetur futbollin

Rita Ora, këngëtarja e njohur shqiptare, i ka surprizuar fansat e saj (rreth 14 milionë në në Instagram), me këtë fotografi për të promovuar këngën e saj të re “Let You Love Me“.

Këngëtarja e njohur në botë në fakt po mbështet një fushatë të UEFA-s për t’i afruar vajzat sa më shumë me futbollin.

Objektivi është për ta kthyer futbollin në sportin e parë femëror në harkun kohor të 5 viteve. Një objektiv ambicioz, që Ora e ka përkrahur menjëherë, duke treguar se femrat duhet të largohen nga sportet në palestër për të vrapuar në fushat e futbollit. / Vipsport.al