Foto/ Përplasje mes “Ilyrian Elite” dhe FSHF, tifo-grupi nuk lejohet të futet në stadium

Para ndeshjes kundër Jordanisë, tifo-grupi “Ilyrian Elite” nuk është lejuar të futet në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”, për të mbështetur kombëtaren kuqezi në takimin miqësor.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë tifo-grupi, të cilët kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj Federatës së Futbollit. Në postimin e tyre në “Facebook”, ata kanë shkruar:

“FSHF Mafia sot e teprove‼

Anëtareve tanë sot ju është ndalur hyrja ne stadium. Arsyen askush nuk e di, thjesht emrat janë te pa pranueshëm për Federatën tonë. Duke qene se ata zgjodhën te veprojnë në këtë mënyre, presim ndeshjen e radhës t’ju tregojmë kush jemi. Me te mire nuk deshët, tani mbani pasojat!”/Veronik Istrefaj – vipsport.al/