FOTO/ Në Shqipëri trajtohen si jashtëtokësorë, por mikpritja izraelite është për t’u admiruar

Tashmë jemi mësuar me faktin që sa herë që Izraeli të vijë në Shqipëri, e gjithë policia duhet të vihet në lëvizje për të siguruar qetësinë në qytet, ku në fakt ndodh e kundërta duke qenë se bëhet një kaos total. E kundërta ndodh në Izrael kur shkojnë kombëtare të tjera për të luajtur pasi mikpritja izraelite duket se është për t’u admiruar.

Ditën e sotme, Izraeli do të presë Skocinë në kuadër të Ligës së Kombeve ndërkohë që skuadra skoceze do të ketë një mbështetje të madhe pasi në drejtim të Izraelit kanë udhëtuar edhe rreth 2500 tifozë. Gjatë mbrëmjes së djeshme, disa nga tifozët skocezë, kanë pasur një takim në fushën e blertë ndaj tifozëve vendës.

Kështu, në një nga fushat e qytetit, është zhvilluar një ndeshje miqësore mes tifozëve dhe përshtypjet kanë qenë mjaft pozitive nga të gjithë. “Izraeli është një vend mjaft i bukur dhe qyteti ku ne jemi akomoduar më pëlqen shumë”, “Këtu është një atmosferë shumë e këndshme ”, shprehen tifozë të ndryshëm skocezë për mediat izraelite. /Erjon Allaraj-VipSport.al/