FOTO / Humbi “hakmarrjen” me Shqipërinë, por Zahavi nuk po e vuan aspak

Eran Zahavi do të jetë mungesa e madhe e Izraelit në ndeshjet e tetorit, ndaj Skocisë dhe Shqipërisë për shkak dëmtimi. Por nëse ndokush mendonte se sulmuesi izraelit do të ndiqte i mërzitur ndeshjet nga tribuna e stadiumit, është gabuar.

Pasi mësoi se nuk riaftësohej nga dëmtimi i pësuar muajin e kaluar në “Elbasan Arena”, futbollisti ka marrë valixhet dhe ka nisur pushimet e tij në Maldive, në shoqërinë e bashkëshortes shumë simpatike, Shei Zahavi, e cila është gjithashtu një futbolliste.

Zahavi nuk ka ngurruar të postojë herë pas here foto nga pushimet e tij, ashtu si edhe hiret e bashkëshortes që e shoqëron kudo. Me siguri, Zahavi nuk ia ndjen aspak mungesën e Shqipërisë apo një tjetër dueli me Berishën. Duke parë fotot, si mund t’i vihet faj… /vipsport.al/