FOTO/ Flamurtari sqaron zyrtarisht çështjen “Levi”, e vërteton me dokumentin e FIFA-s

Nuk ka asnjë çështje të hapur financiare mes klubit vlonjat dhe ish-trajnerit të Flamurtarit, Stanislav Levi. Ditët e fundit u fol për një borxh të klubit kuqezi ndaj trajnerit çek, por drejtuesit e Flamurtarit kanë sqaruar gjithçka zyrtarisht me një dokument të FIFA-s, që vërteton se nuk ekziston asnjë lloj detyrimi i klubit “Flamurtari” ndaj trajnerit Levi.

Ja dhe njoftimi i klubit kuqezi në faqen zyrtare:

Njoftim për shtyp !

Flamurtari Footboll Club informon opinionin publik dhe sportiv, që nuk ka çështje pagese të prapambetur për ish-trajnerin Stanislav Levy, gjë e cila vërtetohet dhe në njoftimin zyrtar nga FIFA.