Flet trajneri që u rrah nga Lushtaku: Më shau bir k…, tha se do më vriste e pastaj më goditi

Kushtrim Lushtaku, ish-futbollisti i Kukësit dhe përfaqësueses së Kosovës ka mohuar të ketë rrahur trajnerin e skuadrës së CFR Pforzhaim. Por vetë trajneri Gokhan Gokçe, ka hedhur sot poshtë pretendimet e mesfushorit se gjithçka është shpifje dhe ka treguar për prestigjiozen “Bild” se si kanë rrjedhur ngjarjet.

“Ai më fyeu mua. I thashë të shkonte të bënte dush e të mos kthehej në pankinë”, shpjegon si filloi incidenti trajneri, pas momenteve ku vëllai i Lushtakut, Kreshniku, kishte humbur një penallti. “Mu afrua dhe më shau, bir k…, ped…, më tha se donte të më vriste”, vijon ai tregimin për agresionin nga ana e Lushtakut.

“Në një moment ndjeva dorën e tij në fytyrën time dhe u rrëzova në tokë. Por ai vazhdoi të më godiste. Vazhdoi të thoshte se donte të më vriste”, tregoi Gokçe këtë histori që e ka detyruar të përfundojë në spital me të nxira në trup.

Lushtaku është përjashtuar nga skuadra gjermane, ndërsa pritet që çështja në fjalë të zgjidhet në gjykatë, pasi ndaj mesfushorit ka një kallëzim penal. /vipsport.al/

more recommended stories