Flamurtarit i shtohet një tjetër borxh, FIFA i jep të drejtë trajnerit Levi

Problemet me ish-lojtarët apo ish-trajnerët kanë qenë të vazhdueshme për klubin vlonjat, që së fundi ka humbur një tjetër gjyq. Sipas të përditshme “Panorama Sport”, Flamurtari duhet t’i paguajë ish-trajnerit Stanislav Levi shumën e 100 milionë lekëve, pasi FIFA i ka dhënë të drejtë çekut.

Levi e ka drejtuar skuadrën vlonjate në vitin 2016, por disa muaj, pasi më pas u largua. Ai vendosi ta hidhte klubin vlonjat në gjyq, që tashmë e ka fituar. Në atë kohë ka pasur akuza të forta edhe nga drejtuesit e ekipit kuqezi për mënyrën e largimit të Levit, që ishte një braktisje. Tani mbetet të shihet si do të rrjedhin ngjarjet.

Një problem më shumë për Flamurtarin në lidhje me detyrimet financiare, ndërkohë vazhdon debati me bashkinë e qytetit, drejtuesit e të cilës së fundi i kanë kërkuar administratorit Idrizi të çojë kërkesë zyrtare në lidhje me çështjen e borxheve të paguara, që  drejtuesit e i klubit kërkon t’i kthehen mbrapsht. / Vipsport.al/F.R

more recommended stories