Emërohet trajneri i ri te Besëlidhja, Ledion Zenuni merr postin e Kashamit

Besëlidhja duket se nuk e ka lenë pankinën bosh. Nga sa bëhet e ditur, trajneri i rini skuadrës lezhjane është emëruar Ledion Zenuni, i cili këtë post e ka mbajtur shpesh në pesë vitet e fundit në Lezhë me Besëlidhjen.

Ledion Zenuni ka qenë një lojtar i spikatur me Besëlidhjen e Superiores, ndërsa pas largimit të Kashamit, trajneri Zenuni do të marrë “frenat” e ekipit në dorë. Besëlidhja e nisi garën me pretendime por rezultatet në tri javët e fundit, sigurisht që kanë vështirësuar pozitat e skuadrës./Vipsport.al/