Egli Kaja bashkohet me skuadrën, tregon eksperiencën me Kombëtaren

Për ndeshjen miqësore me Jordaninë dhe atë zyrtare ndaj Izraelit, trajneri Kristian Panuçi kishte thirrur disa lojtarë të rinj dhe njëri prej tyre ishte sulmuesi anësor, Egli Kaja. I thirrur për herë të parë në Kombëtare, Kaja nuk arriti të debutonte me kuqezinjtë megjithatë, kjo gjë duket se nuk e ka mërzitur aspak.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Kaja bën me dije se është bashkuar me skuadrën e tij në kampionatin skocez (Livingstone), duke pranuar se largohet nga Shqipëria pas një eksperience të madhe dhe pozitive.

“Mirë të rikthehesh në stërvitje me djemtë pas një eksperience të madhe me Kombëtaren time. Shumë pozitivitet i marrë prej saj”, shkruante Kaja në rrjetin social “Twitter”. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories