Eden Hazard inspirohet nga interesimi i Realit, shpallet lojtari i muajit në Premier

Eden Hazard, ylli belg i Çelsit, prej kohësh ka shtuar zërat për një largim të tij nga Blutë e Londrës, me destinacionin e ardhshëm, Real Madrid.

Por për sa kohë është te Çelsi, 27-vjeçari vazhdon të bëjë paraqitje shumë pozitive, duke u shpallur dhe lojtari i muajit.

5 golat e shënuar në muajin shtator kanë mjaftuar që sulmuesi të marrë këtë çmim, që shihet si shumë i rëndësishëm për futbollistët që luajnë në Premier./Veronik Istrefaj – vipsport.al/