E kërkojnë superfuqitë europiane, Avdijaj iu tregon të gjithëve pse me këtë gol(VIDEO)

Dionis Avdijaj kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane, përfshirë këtu edhe Ajaksin dhe PSG-në. Për sulmuesin e Uillem II, ofertat nuk kanë munguar dhe klubi holandez do të vendosë në janar se çfarë do të bëjnë me yllin e tyre.

Gjithsesi, janari është ende larg dhe Avdijaj duket i fokusuar në fushim e lojës, aty ku po shkëlqen. 22-vjeçari ka pasur raporte të mira me golin në Holande, madje edhe sot ka shënuar.

Në ndeshjen kundër NAC Breda, Avdijaj shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, në atë barazim 2-2. Një ndeshje shumë pozitive për sulmuesin kuqezi./Veronik Isrefaj – vipsport.al/