Duka sfidon Ramën, reklama llotosh në ndeshjen e Kombëtares

Kryeministri Edi Rama u kërkoi mediave, të çdo lloji, që të heqin reklamat e basteve dhe kompanive të lojërave të fatit. Një detyrim, që në fakt nuk është zbatuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila duhet të jetë e para në ndërgjegjësim. Për FUTBOLLIN E PASTËR. Institucioni më i prekur direkt, se sa vetë mediat.

Duke përfituar nga fakti që ndeshja e kombëtares transmetohet në disa televizione, duke përfituar nga fakti që ka më pak tifozë në stadium, se sa para ekranit, FSHF ka mundësuar reklamimin e një kompanie bastesh në ndeshjet e Kombëtares.

Një karshillëk ndaj nismave të Kryeministrit dhe mbi të gjitha, një kundëreklamë për sensibilizimin që futbolli duhet të qëndrojë sa më larg lojërave të fatit. 

more recommended stories