Duka: Nuk e di nëse ishim më mirë se në Skoci, rivali ishte i dobët

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur për mediat pas barazimit të Shqipërisë ndaj Jordanisë. Ai shprehet se rezultati nuk e ka kënaqur dhe u shpreh se nuk mund të gjejë ndryshimin mes kësaj paraqitjeje dhe asaj kundër Skocisë:

“Rezultati nuk më pëlqeu por pati mobilizim dhe goxha lojtarë të rinj në fushë për tu përgatitur për Izraelin. Shpresoj ta marrin në Izrael rezultatin., nuk e di nëse ishim më mirë se ndaj Skocisë pasi kishim rival të dobët përballë.

Kjo ndeshje ishte e rëndësishme jo vetëm te përgatitja për Izraelin por edhe testi i disa lojtarëve për t’i pasur si alternativa në të ardhmen. Uzuni ishte test i mirë dhe më vjen keq për Mihajn që u dëmtua në fillim, pasi është mbrojtës i mirë”,- përfundoi Duka./Vipsport.al/