Dueli që mbyll fazën, FSHF cakton gjyqtar me eksperiencë për Flamurtari-Tirana

Ndeshja e sotme mes Flamurtarit dhe Tiranës në Vlorë mbyll fazën e parë të Kategorisë Superiore dhe është një nga ndeshjet më delikate në këtë pikë të sezonit,. Ko, pasi përballë vihen dy skuadra të cilat kanë pretendime në këtë edicion për të arritur Europën.

Ndeshja është edhe më e veçantë për faktin se kjo është sfida e debutimit për trajnerin e ri të bardhebluve, Ardian Mema, i cili është ulur pak ditë më parë në stolin e kryeqytetasve. Ndaj FSHF ka vendosur një gjyqtar me shumë eksperiencë në drejtimin e kësaj ndeshje, duke ia besuar sfidën kryesorit Laver Alla.

Asistentë të tij në duelin e sotëm do të jenë Ridiger Çokaj dhe Edlir Malo, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Ardian Beqiri. /vipsport.al/

more recommended stories