Drejtori i Xhenoas: Piatek do qëndrojë këtë sezon, Napoli nuk na ka kontaktuar

Mario Donateli, drejtor sportiv i Xhenoas, do të jetë një njeri i zënë gjatë muajve të ardhshëm, pasi Kristof Piatek është emri më i përfolur në tregun evropian.

Në një intervistë për mediat italiane, Donateli zbuloi më shumë në lidhje me zërat që dita-ditës shtohen për lojtarin e tij, duke thënë:

“Ne shpresojmë ta mbajmë Piatekun deri në fund të vitit, ashtu siç e kishim planifikuar. Sa i përket negociatave në proces, ai ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Evropë. Eshtë një futbollist që shënon, i fortë në ajër dhe në lojën tokazi.

Në lidhje me negociatat me Napolin, vetëm De Laurentis e di se çfarë do të bëjë, pasi me ne nuk ka kontaktuar ende.

Presidenti Presiozi dëshiron ta mbajë lojtarin absolutisht. Duhet të theksoj se ishte një intuitë e tij për ta transferuar Piatekun.

Kur zbuloni një lojtar, meritat nuk janë vetëm të drejtorit, por të gjithë klubit. Piatek duhet të punojë shumë në Xhenoa, sepse ai sapo e ka nisur ngjitjen e tij dhe besoj se shumë shpejt do ta shohim në majë”,- përfundoi Donateli./Veronik Istrefaj – vipsport.al/