Dje zyrtarizoi largimin nga Kruja, Plori rikthehet te skuadra e Kategorisë së Parë

Elvis Plori është një nga trajnerët e rinj të futbollit shqiptar, por që ka pasur sukses vitet e fundit. Elvis Plori ka drejtuar ekipe, kryesisht në Veri dhe bëhet fjalë për moshat e Vllaznisë, e më pas Ada, Tërbuni, Burreli e Kastrioti. Madje, me pukjanët e krutanët, shkodrani nga Kategoria e Parë u ngjit në Superiore.

Por, pas humbjes me Kukësin, trajneri shkodran Elvis Plori u largua nga Kastrioti duke dhënë edhe dorëheqjen e parevokueshme. Vendin e tij në pankinë e zuri Stavri Nica, trajneri që drejtoi Burrelin.

Por, si për koiçidencë Elvis Plori rikthehet te Burreli, skuadër që e ka drejtuar pak vite më parë me mjaft sukses, aty ku deri dje ishte trajner Stavri Nica.

E.S. /Vipsport.al