Djaloshi me një ëndërr/ Kepa dëshiron të kalojë De Gean dhe të jetë portieri më i mirë spanjoll

Kepa Arrizabalaga mund të jetë portieri më i shtrenjtë në botë pas transferimit të tij prej 90 milionë eurosh nga Atletiko Bilbao te Çelsi, por karriera e tij ka qenë një malore.

Ai ishte vetëm 17 vjeç kur arriti stolin për ekipin e Bilbaos, por kishte nevojë për katër vite huazim në ligat më të ulëta, për ta bërë ëndrrën e tij realitet dhe të luajë në La Liga.

Kepa kishte interes nga Getafe, por ishte Ponferradina që më në fund arriti ta joshte atë nga Bilbao në mënyrë të përkohshme, si huazim.

Ai menjëherë bëri paraqitje pozitive dhe u bë lojtari i parë i Ponferradina që u ftua në skuadrën spanjolle te Shpresave (u-21). Megjithatë, Atletiko Bilbao vendosi ta dërgonte atë në Real Valadolid sezonin e ardhshëm, në një përpjekje për të përshpejtuar zhvillimin e tij.

Pas huazimeve të tij në Ponferradina dhe Valadolid, Kepa debutoi më në fund me fanellën e Bilbaos në shtator 2016 dhe shpejt u cilësua si një portier me potencial të jashtëzakonshëm.

Ai madje dukej se ishte në rrugën e tij drejt Real Madridit në janar 2018, por marrëveshja përfundimisht u prish, me Real Madridin që zgjodhi Tibo Kurtuan.

De Gea tani është duke vendosur standardin për portierët në të gjithë botën dhe sigurisht në futbollin anglez. Ai është konsideruar si një prej më të mirëve të padiskutueshëm për shumë kohë, ndërsa Kepa nuk kishte filluar të luante ende as në divizionin e tretë në Spanjë, kur De Gea u bashkua me Mançester Junajtid.

Gjithsesi, edhe pse kishin një rrugë shumë të ndryshme, duket se Kepa tashmë është në nivelin e De Geas, duke u konsideruar edhe një nga portierët më të mirë në botë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/