Di Françesko në “fije të perit”, ka edhe një shans në Champions League

Stoli i Euzebio Di Françeskos është lëkundur ndjeshëm pas humbjes në shtëpi me Spalin. Ndeshja e radhës në Champions League ndaj CSKA-së së Moskës do të jetë vendimtare për fatin e tij. Nëse e kalon me sukses, do të vazhdojë në stolin e Romës.

“Gazzetta dello Sport” bën me dije se do të jetë shumë e rëndësishme ndeshja e mesjavës së ardhshme, por është e qartë se trajneri rrezikon të largohet.

Te Roma janë tërbuar pas humbjes së fundit, madje Monki ka dashur ta grumbullojë skuadrën që të shtunën. Presidenti Palota e ka inatin jo vetëm me skuadrën, por edhe me drejtuesit e klubit për atë që po ndodh me Romën. / Vipsport.al/F.R