Dejvi Bregu: Zëvendësimet ishin të drejta, goli për familjen se i kam mërzitur

Dejvi Bregu ka qenë autor i një goli spektakolar në fundin e ndeshjes ndaj Kamzës, duke kthyer edhe buzëqeshjen pas në periudhe të gjatë ku ai ka dalë i mërzitur nga fusha e lojës, shpesh i zëvendësuar nga trajneri Orges Shehi.

“Më ka munguar goli, pasi kam qenë për një periudhë kohe i mërzitur. Ia dedikoj prindërve për shqetësimet që u kam sjellë nga mërzitja ime. Çfarë është folur në media dhe gazeta nuk ka qenë e vërtetë. Kemi bërë shaka dhe kemi qeshur për ato që kemi parë”, tregoi ai në “Gol pas Goli”.

“Në kaq ndeshje sa kam luajtur kam qenë protagonist. Ka ardhur me të drejtë zëvendësimi në disa ndeshje”, pranoi futbollisti duke qartësuar kësisoj se nuk kishte asnjë lloj problemi me trajneri Shehi. /vipsport.al/

more recommended stories