Daja: E dinim që ndeshja do vendosej nga një episod, rëndësi kanë tri pikët

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja u shpreh shumë i kënaqur me pikët e marra dhe pranoi se ndeshja do të vendosej nga një episod, ashtu siç ndodhi edhe në sfidën kundër Tiranës. Për “Supersport” pas ndeshjes, Daja tha:

“Edhe para ndeshjes e kishim shprehur që sot do të ishte e luftuar në mesfushë dhe do e vendoste një episod, siç ndodhi, kemi bërë mirë në fazën e mbrojtjes, por jo shumë mirë, se edhe Tirana ka lojtarë të mirë në përbërje. Na vuri në vështirësi dhe për këtë ka meritë edhe Mema.

Duruam, ishim të përgatitur për nerva të forta, pritëm momentin që na buzëqeshi. Marrim tre pikët dhe në këtë fazë të dytë kemi më shumë ndeshje në shtëpi. Duke rritur lojën, duke rritur tifozët, do të bëjmë gjërat më mirë.

Njohja është reciproke me Memën, se kemi punuar bashkë. Kishte plus Mema, se kur ndërrohet trajneri ekipi ka motivim më të madh. Jo se është kolegu im, por çdokujt i duhet kohë të implementojë idetë e tij. Pashë një Tiranë ndryshe, bëri lojë më të mirë, i mungoi goli dhe them shyqyr që i mungoi se donim të fitonim ne këtë trepikësh.

Problemet vinin nga qendra drejt krahut të djathtë, ndaj ndryshova pozicione mes Torasës edhe Hysenit. Pas 25-30 minutave të pjesës së parë Greca nuk na shqetësoi shumë. Por më shqetëson që nuk po konsolidojmë manovrën sulmuese, Duhet të punojmë më shuam për të ndryshuara, nuk heq dorë nga idetë dhe i provoj deri në fund.

Ishte filozofi e jona që të mbanim topin deri sa të gjenim hapësirat. Nuk funksionoi siç duhej, jo vetëm falë sulmuesve. Alvesh ishte i shkëputur dhe jam dakord që nuk ishte pjesë e lojës tonë sot. Por me disa zgjidhej individuale na bëri ta mbanim edhe më shumë në lojë. Kjo ndodh edhe për faktin se Avlesh dhe Ribaj kanë ardhur të fundit në grup, këta të dy e kanë më të vështirë të bëhen pjesë e manovrës.

Datëlindjen do ta bëjë më shpesh, do e bëj një herë në tre muaj që kur të na duhet ndonjë trepikësh ta marrim”,- përfundoi trajneri Daja./Vipsport.al/