Cungu: Të kapësh Kombëtaren duhet të ikësh jashtë, të luanim në Kukës ishin shifrat ndryshe

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, ka qenë i ftuar në emisionin “Zona Gol”, ku ka folur për gjendjen aktuale të ekipit që ai drejton, ndërkohë që është ndalur edhe merkatoja e janarit, por edhe çështja e stadiumit.

Sakaq, trajneri shkodran ka komentuar edhe Kombëtaren dhe mungesën e futbollistëve nga Kategoria Superiore, duke marrë si shembull rastin e Uzunit.

Kukësi? “Në përgjithësi jam i kënaqur me rendimentin e skuadrës në fazën e pare, pasi jemi aty-aty, por kam parasysh se është një ekip i ri dhe djemtë duhet të mësohen me presionin që ka Kukësi. Ekipi ka prodhuar lojë, por na ka munguar finalizimi. Kemi edhe një problem, që për shkak të stadiumit, nuk kemi tifozë as në ndeshjet, ku jemi pritës.

Tifozeria? “Është një venitje e tifozerisë dhe besoj se ka shkaqe ekonomike. Jam i bindur që po të kishim luajtur në Kukës, do kishim folur me shifra të tjera, pasi fusha jote është fusha jote, është shumë e vështirë, as lojtarët nuk kanë nervin e duhur pa tifozë.

Merkatoja? Merkato e janarit është e vakët, është e vështirë të gjesh lojtarë që bëjnë diferencën, pasi një futbollist të mirë nuk e largon njeri. Në janar mund të gjesh lojtarë që kanë probleme ose dëmtime, është e rrallë që në mes të kampionatit mund të gjesh lojtarë me vlera. Vetëm nëse prishet një ekip, apo ka probleme financiare”.

Të huajt? Ndryshon shumë ndryshon pasaporta, për të qenë i ndershëm, 10-vjeçarin e fundit ka pas shumë trajnerë të huaj dhe sot nuk ka më. Kjo do të thotë që nuk kanë parë ndryshim mes trajnerëve të huaj dhe shqiptarë.

Kombëtarja? Nuk besoj që për 3 javë, Uzuni u bë lojtar për kombëtare. Në fund të fundit ka nevojë për rinovim dhe ka djem edhe në futbollin shqiptar që mund ta meritojnë kombëtaren. Nuk duhet të penalizohen vetëm për kampionatin shqiptar. Edhe në kohën time duhet të luajë jashtë për t’u thirrur në kombëtare”, u shpreh Armand Cungu. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories