Çudia e FSHF-së, cakton gjyqtarët dhe bën Laçi-Teuta eksperiment për Ligën e Europës

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar gjyqtarët e ndeshjeve të ditës së nesërme në Superiore dhe në mënyrë të papritur trajton ndeshjen mes Laçit dhe Teutës në “Elbasan Arena” si kryesfidën e javës. Ajo jo vetëm ka caktuar që kjo ndeshje të ketë edhe asistentë të vijës së portës, por ka çuar atje njëkohësisht 2 ndërkombëtarë, në vend që t’i shpërndante në ndeshjet e kësaj fundjave.

Kryesor i ndeshjes do të jetë Enea Jorgji, me asistentë Denis Rexhën dhe Rejdi Avdon. Ndërkohë, i katërt është Emigers Ganxhi. Asistentë të Jorgjit në vijën e portës do të jenë Juxhin Xhaja, një tjetër ndërkombëtar dhe Kridens Meta. Arsyeja kryesore pse FSHF ka caktuar këtë trupë gjyqtarësh në sfidën në fjalë, është se do që Jorgji dhe asistentët e tij të testojnë bashkëpunimin me njëri-tjetrin para duelit të mesjavës që do të drejtojnë në Ligën e Europës, AEK Larnaka-Ludogorets.

Ndërkohë, ndeshja mes Kastriotit dhe Kukësit do të drejtohet nga Klajdi Kola, me asistentë Rudin Preçën e Paulin Simonin, ndërsa Klodian Shahini do të jetë gjyqtar i katërt. /vipsport.al/

more recommended stories