Bushi: Me Spanjën të gjithë në mbrojtje, kemi probleme me portierin

Trajneri i përfaqësueses U21, Alban Bushi, deklaroi sot në konferencë për shtyp se ndeshja e nesërme ndaj Spanjës ishte qartësisht një provë e fortë për ekipin e tij, pro ku skuadra duhej të përpiqte të jepte maksimumin, sidomos në fazën mbrojtëse.

“Je vetëm ne, por të gjithë me Spanjën nuk luajnë si zakonisht, luajnë më të tërhequr. Në Spanjë nuk dolëm shumë herë para, bëmë lojë mbrojtëse, punuam mirë por prapë pësuam tre gola. Në fushën tonë duhet të jemi të kujdesshëm se Spanja po të gjeti mbrapa të zbuluar të godet shuam rëndë. Shpresojmë të bëjmë lojë të mirë,e pse jo edhe marrim rezultat pozitiv. Irlanda e mundi pak ditë më vonë në shtëpi Spanjën pasi na mundi ne dhe nuk është se kishim shumë diferenca”, tha Bushi.

“Kemi 6 mbrojtës në ekip, pas dëmtimit të Hakajt  morëm me urgjencë Tolin, do ta fusim të majtë se nuk kemi zgjedhje të tjera. Kur them do të mbrohemi, do të mbrojë edhe sulmuesi, nuk duhet të rrime larg fushës tonë. Duhet yë mbrojmë të gjithë. Por do të jemi ekip kompakt që të mos i lëmë hapësira, ta godasim si nuk e goditëm në Spanjë në kundërsulm. Një problem që kemi është se na u dëmtua dje portieri Selmani, e kemi çuar për kontrolle por me shumë mundësi nuk ia del”, vijoi trajneri.

Këtë sezon Shpresat kanë vuajtur shuam mosaktivizimin e lojtarëve në klubet përkatëse por Bushi thotë që nëj fenomen i tillë nuk i përket vetëm atij.

“Pothuajse kështu kemi luajtur gjatë gjithë sezonit, Tafa e Maloku kanë luajtur pak, nuk kanë bërë keq. Nëse i vë zemrën, zbret në fushë e luan futboll. Por këto janë zgjedhjet, shpresojmë që të bëjnë një lojë të mirë. Mosaktivizimi nuk është vetëm i yni si problem, edhe i ekipit A.

Kemi pasur thuajse gjatë gjithë sezonit 60% të skuadrës me datëlindjen e edicionit tjetër. Shuëm pak do ët vijnë për t’iu bashkuar këtij grupi ndaj jam i kënaqur, nuk do të na duhet shumë ditë a punë, e di ku janë lojtarët”, tha Bushi. /vipsport.al/