Bonuçi zbulon gjithçka: Më kërkuan dy klubet e Mançesterit, por Juven e kisha në zemër

Leonardo Bonuçi ka zbuluar se ai hodhi poshtë një lëvizje te Mançester Junajtid për t’u rikthyer te Juventusi gjatë merkatos së verës. Mbrojtësi i Italisë foli për interesimin e verës së Junajtid përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve në “Old Trafford” të martën.

Bonuçi, 31-vjeç, u kthye në Torino në verë pasi kaloi vetëm një sezon te Milani, pas një lëvizjeje prej 35.1 milionë eurosh në 2017-ën.

“Po”, tha Bonuçi për “Telegraph”, kur u pyet nëse ai mori një ofertë nga Mançester Junajtid në fund të sezonit të kaluar.

“Ka pasur disa mundësi si me Mançester Sitin ashtu edhe me Mançester Junajtid. Me Mançester Sitin kur e mora atë ofertë (në vitin 2016) kam biseduar me klubin, bisedova me Juventusin dhe vendosëm se ishte mirë për mua të qëndroja dhe për të vazhduar të fitoja me Juven”,- zbuloi Bonuçi./Veronik Istrefaj – vipsport.al/