Bisedimet mes Interit dhe Skriniar janë bllokuar, mbrojtësi mund të largohet

Milan Skriniar dhe Interi thuhet se ende duhet të bien dakord për një kontratë të re. Skriniar është bërë një nga qendërmbrojtësit më të kërkuar në botë gjatë dy sezoneve të kaluara dhe performancat e tij për Interin të vitit të kaluar tërhoqën interesin nga të dy klubet e Mançesterit.

Performanca e tij kundër Milanit dje ishte fantastike gjithashtu. Tratativat e fundit mes Skriniar dhe Interit për rinocim ishin rreth tri muaj më parë dhe që prej asaj kohe, palët nuk kanë biseduar më, duke ndaluar negociatat.

Aktualisht, Skriniar fiton rreth 1.7 milionë euro në sezon, por kishte kërkuar një rritje rroge deri në 3 milionë euro. Interi i ofron 2.6 milionë, por sipas “CalcioMercato”, kjo ofertë është konsideruar fyese nga agjenti i futbollistit dhe kanë ndërprerë bisedimet.

Pavarësisht nga kjo, te Interi janë të qetë dhe janë të bindur se mbrojtësi do të nënshkruajë kontratën e re deri në verën e vitit 2023./Veronik Istrefaj – vipsport.al/