“Benjamini” i Kosovës vazhdon të shkëlqejë në Zvicër, tjetër gol për Kolollin (VIDEO)

Benjamin Kololli ka raporte shumë të mira me golin. Mesfushori kosovar, i cili mbulon shumë role në fushën e lojës, ka shënuar edhe në takimin e sotëm të Zyrihut kundër kampionëve në fuqi të Jang Bojs, falë një penalltie.

26-vjeçari i dha avantazhin e dyfishtë skuadrës së tij, por në fund të dyja ekipet morën nga një pikë, pas barazimit spektakolar 3-3. Në fushë për Zyrihun ishin dhe dy shqiptarët e tjerë, Kryeziu dhe Domgjoni, që bënë paraqitje pozitive./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

more recommended stories