Batha e pranon: Nuk kemi bërë atë që duhej të bënim

Mesfushori i Flamurtarit, Idriz Batha, është i ndërgjegjshëm që skuadra nuk ka dhënë atë që pritej dhe se vlonjatet nuk kanë përmbushur ende pritshmërinë.

“Është e vërtetë që ishte një ndeshje e luftuar, Tirana kishte iniciativën por me fillimin e pjesës së dytë ishim ne që morëm lojën në zotërim, iniciativën e kishim ne dhe lojën gjithashtu”, tha ai për “RTSH.

“Mua më ka ndodhur shpesh të takoj trajnerë kundërshtarë që i kam pasur trajnerë, nuk është ndonjë ndjesi kushedi se çfarë. Respekt maksimal se ata që e njohin i dinë vlerta si trajner e njeri të Memës.

Jo vetëm unë, por të gjithë jemi të vetëdijshëm që nuk kemi bërë atë që duhej të bënim. Pikët do të vijnë. Ekipi po vjen në rritje, po konsolidohemi dhe do luajmë më mirë në vijim”, tha Batha. /vipsport.al/

more recommended stories