Balak irritohet me Federatën: Asgjë nuk po funksionon, i befasuar që Lëv është ende trajner

Zhgënjimi i Gjermanisë në Kupën e Botës, ende nuk ka kaluar te tifozët dhe legjendat e futbollit gjerman e kjo shihet qartë në deklaratat e ndryshme që jepen për mediat. Mikael Balak, një nga futbollistët më të njohur gjerman, ka folur në lidhje me situatën aktuale të “panterave” dhe për çështjen “Ozil”.

Në një intervistë për “Deutsche Ëelle”, Balak është shprehur se ka mbetur i befasuar nga fakti që Gjermania drejtohet nga Lëv, ndërkohë që ka kritikuar edhe Federatën Gjermane të Futbollit për mënyrën se si po funksionojnë gjërat në klub.

“Si shumë të tjerë, edhe unë mbeta i befasuar që Lëv është ende trajner i gjermanisë. Ndonjëherë, kur ke shumë kohë me një ekip, mendon se cikli ka përfunduar dhe nuk jepet asgjë e re. Si një i jashtëm, unë dua që Gjermania të ecë shumë dhe t’i jepet vëmendje të rinjve pasi kemi shumë talente dhe mos të kemi debate koti si ato para Botërorit.

Botërori ishte zhgënjim dhe normal që mund të përmirësohen shumë gjëra. Nuk mundet kurrsesi një njeri i vetëm që të rregullojë gjithçka, prandaj Federata duhet që të ketë një strukturë më të mirë dhe të shtojë stafin që merret me gjëra të tilla. Edhe çështja “Ozil” nuk ishte e nevojshme të bëhej kaq e madhe. Ashtu vendosi të vepronte ai, ashtu le të vepronte”, tha mes të tjerash Balak. /Erjon Allaraj-VipSport.al/