Balaj: Kjo sfidë ishte si “nxemje” për Izraelin, rivaliteti në sulm na bën mirë

Bekim Balaj nuk ndalet asnjëherë të thotë mendimin e tij, për ndeshjet e zhvilluara nga kombëtarja e Shqipërisë, por as për paraqitjet e tij personale, dhe pas ndeshjes kundër Jordanisë, ka thënë për mediet:

Ndeshja: “Siç e thatë edhe ju, me kombëtaren nuk ka ndeshje miqësore. Kushdo që luan mundohet të japë më të mirën dhe ndoshta nuk e sheh si një ndeshje miqësore.

Por mund të them se përpara kemi një ndeshje me Izraelin, që është shumë më e rëndësishme. Kjo ndeshje ishte si një “nxehmje” për atë sfidë. Shpresojmë të bëjmë më mirë në atë takim.

Tani ka më shumë sulmues në kombëtare: “Jo, gjithmonë ka pasur sulmues dhe ka akoma, pavarësisht dëmtimeve që po kalojmë. Rivaliteti është ende shumë i lartë dhe kjo gjë bën edhe të veten.

Skema me dy sulmues: Nuk di të them kush është skema më e mirë, por nëse luan me dy sulmues është më e lehtë të shënosh”,- tha Balaj./Veronik Istrefaj – vipsport.al/