Balaj: Bëmë një pjesë të dytë shumë të mirë, golin shpresoj ta gjej në Izrael

Sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj ishte ndër më të mirët në fushën e lojës, por goli i mungoi. Në fjalën e tij për “RTSH Sport”, Balaj tha”:

“Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë, por nuk arritëm të shënonim. Kundërshtari u mbrojt mirë dhe rezistoi. Unë ndihem mirë kur luaj me një partner në sulm.

Çdo ndeshje me ekipin kombëtar është shumë e rëndësishme, qoftë miqësore apo jo. Ne luajmë rralle me njëri-tjetrin, prandaj këto ndeshje na ndihmojnë shumë.

Jemi optimistë për ndeshjen kundër Izraelit dhe shpresoj që të gjej golin në atë transfertë.

Më vjen mirë që skuadra më ndihmon dhe më vendos në pozita goli. Sot kisha dy mundësi dhe me pak fat, topi mund të përfundonte në rrjetë. E rëndësishme është që të krijojmë raste”,- u shpreh Balaj.i/Veronik Istrefaj – vipsport.al/