As stadiumi në flakë nuk ndal Taulant Seferin. Shënon dhe ngjit ekipin në vendin e parë

Vazhdon forma e shkëlqye re Taulant Seferit, i cili pas dy golave me përfaqësuesen Shpresa në mesjavë, ka gjetur edhe sot rrugën e rrjetës me skuadrën e Vintertur në kategorinë e dytë zvicerane. Ka qenë një gol me shumë peshë, pasi ai është shënuar në rrethana mjaft të veçanta.

Pak orë para fillimit të ndeshjes, një tribun e stadiumit ku do të luhej takimi është përfshirë nga flakët dhe është kërkuar prania e zjarrfikësve për të kontrolluar situatën e për të shuar zjarrin pa pasoja. Pas shumë diskutimesh, u vendos që ndeshja ndaj Vaduzit të luhej rregullisht dhe skuadrat zbritën në fushën e lojës, edhe pse 1 orë më vonesë.

Seferi, i aktivizuar titullar, rezultoi vendimtar, pasi shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0, ndërsa Vaduz deri në fund të takimit arriti vetëm të shkurtonte shifrat në 2-1. Me këtë fitore, Vintertur u ngjit në vendin e parë në klasifikimin e kategorisë së dytë dhe tashmë shihet nga të gjithë si kandidat kryesor për t’u ngjitur në elitën e futbollit në Zvicër. /vipsport.al/

more recommended stories