Arrestimet e bujshme/ Nën pranga edhe Elis Guri

Sporti shqiptar ka marrë një tjetër goditje, por këtë herë në mundje. Aksioni i ditëve të fundit për ndalimin dhe arrestimin e shumë bandave kriminale, ka çuar në pranga edhe mundësin shkodran me pasaportë bullgare, Elis Guri.

Gjatë ditës së sotme, Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga arrestimet e fundit dhe në listën e të ndaluarve, rezulton edhe Guri i cili arrestohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Elis Guri është një mundës nga Shkodra i cili ka disa arritje historike në këtë disiplinë, si në Europë ashtu edhe në Lojëra Olimpike. Në vitin 2011, Elis Guri është shpallur kampion bote i mundjes në peshën 96 kg, por me flamurin e Bullgarisë dhe jo të Shqipërisë. Të tjera arritje të Gurit në fushën e mundjes, janë medalja e brozit në evropianin e vitit 2012 që është zhvilluar në Finlandë, si edhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike, “Pekin 2008”. /VipSport.al/

more recommended stories