Altiparmakovski: Ja ky ndryshon Shqipëria nga Maqedonia, problem kam golin e parë

Një nga afrimet e Laçit në merkaton e verës, ishte edhe Marjan Altiparmakovski i cili në javët e para të kampionatit ka bërë një paraqitje të mirë me kurbinasit. Në një prononcim për “sportmedia.mk”, sulmuesi ka treguar ndryshimet e futbollit shqiptar me atë maqedonas, ndërkohë që tregon edhe objektivin e Laçit.

“Mund të them se jam i kënaqur deri më tani. Filluam mirë dhe shpresoj që do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm.

Mendoj se cilësia në Shqipëri është pak më e mirë se e jona në Maqedoni. Pra, të gjitha ekipet janë të një niveli dhe nuk merren askund pikët lehtë. Kundërshtari luan shumë në mbrojtje edhe kur duket ekip i dobët, kështu që nuk është e lehtë për të shënuar.

Unë ende jam pa gola këtë sezon dhe shpresoj që të shënoj një, e pastaj do të jetë më e lehtë. Gjithashtu, Najdenov është me mua në ekip dhe po përshtatet. Shpresoj për rezultate edhe më të mira me klubin dhe të kapim Europën”, u shpreh Altiparmakovski. /Erjon Allaraj-VipSport.al/