Akuzohet për trukime, arrestohet gjyqtari që drejtoi Skënderbeun dhe Kosovën

Në valën e madhe të kontrolleve dhe arrestimeve sot në futbollin belg, në pranga ka përfunduan edhe një emër disi i i njohur për futbollin shqiptar.

Bëhet fjalë për gjyqtarin Bert Verntenten, i cili është një nga ata që mbajnë stemën e FIFA-s në këtë vend dhe prej disa vitesh drejton në arenën ndërkombëtare. Verntenten ka zhvilluar shumë ndeshje ndërkombëtare që nga viti 2014 kur ka marrë stemën dhe së fundmi ka pasur kontakte edhe më shqiptarët.

Në vitin 2017, ai ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes së zhvilluar në Ukrainë, mes Dinamos së Kievit dhe Skënderbeut, duel ku vendasit përmbysën avantazhin e pjesës së parë të korçarve dhe ku Verntenten dha një penallti për ukrainasit.

Ndërkohë, një muaj më parë ai ishte në Kosovë, ku drejtoi ndeshjen e Ligës së Kombeve mes përfaqësues së Kosovës dhe Ishujve Faroe, të mbyllur me shifrat 2-0 për kosovarët. /vipsport.al/