Administratori i Flamurtarit, Idrizi: Çështja Kale? Presim përgjigje nga FSHF dhe FIFA

Administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi tha për “RTSH” pas ndeshjes kundër Tiranës se loja nuk e kënaqi aspak, ndërsa rezultati pjesërisht.

Gjithashtu, Idrizi foli edhe për “çështjen” Kale, duke thënë se i ka dërguar letrat në prokurori dhe se po pret përgjigjen nga FSHF dhe FIFA:

“Pjesërisht më shijoi, pjesa tjetër jo edhe aq. Loja ishte e barabartë, me aq sa shoh unë, por tre pikëshi ishte yni dhe kaq. Teorikisht po, praktikisht jo.

Çështja Kale tashmë do të shkojë, do të bëjmë denoncim në prokurori, nuk patëm mirëkuptim të drejtpërdrejt. Tani presim përgjigje nga FSHF e FIFA, jemi në pritje të përgjigjes, si klub dhe punëdhënës do i drejtohemi prokurorisë dhe gjykatave shqiptare”,- u shpreh Idrizi./Vipsport.al/