Zhoze Murinjo shpërthen kundër legjendave angleze: Gënjeshtarë kronikë

Zhoze Murinjo nuk pëlqen faktin që emri i tij përmendet negativisht nga ish-futbollistë të cilët janë opinionistë në studio të ndryshme televizive. Në daljen e sotme para mediave, ai nuk ngurroi t’i cilësonte si gënjeshtarë kronikë të gjithë ata që i kundërviheshin.

Xhemi Karrager kishte deklaruar se Markus Rashford duhej të kërkonte një sistemim diku tjetër, por Murinjo e cilësoi atë të “fiksuar” pas tij.

“Unë pres që të dielën të jem i kritikuar shumë pasi nuk do ta aktivizoj Rashfrod titullar ndaj Uatford. Disa prej lojtarëve kanë probleme me gënjeshtarët kronike, ndaj pres që disa prej tyre të zgjohen të dielën dhe gjëja e vetme që u shkon në mendje të jetë Zhoze Murinjo.

Disa nga njerëzit që të gjithë njohim kanë rroga të dyfishta, ata punojnë edhe për klubet dhe sigurisht që nuk janë të pavarur dhje i çojnë gjërat në drejtimin që duan. Është e dukshme, njerëzore, natyrale, jo etike por e pranoj, Ndjej keqardhje për ta, ka gjëra shumë më interesante se Zhoze Murinjo”, ishte shpërthimi i Murinjos para mediave angleze në një fjalim që zgjati rreth 4 minuta e ku ai tregoi detajet e aktivizimit të lojtarëve si Rashford duke insistuar se lojtari kishte luajtur rregullisht me të. /vipsport.al/