Zhoao Kanselo: Ndihem mirë me Ronaldon, në “Mestaja” emocionohem sa herë luaj

Pas fitores së ndeshjes kundër Valencias në Ligën e Kampionëve, mesfushori i ardhur verën që shkoi te Juventusi, Zhoao Kanselo foli për “Sky Sport”. Kujtojmë që 24-vjeçari u rikthye si kundërshtar në skuadrën ku u aktivizua për 3 sezone, në periudhën 2014-2015 deri në 2017-2018, ku më pas u bë pjesë e Interit:

“Mestaja është një stadium shumë i veçantë për mua, pasi kam filluar karrierën time dhe natyrisht që kam emocione kur luaj aty.  Te Juventusi ndihem shumë mirë, për mua është sezoni i dytë në Seria A, ndaj edhe bëj atë që më kërkon Allegri”.

“Ronaldo?! Jam shumë i lumtur kur luaj me të, sidomos në fazën mbrojtëse, Kristiano është një shembull për të gjithë ne, ka fituar gjithçka si në nivelin kolektiv, ashtu edhe në atë individual. Pavarësisht kartonit të kuq, ishte vetëm një moment, ne shohim përpara, ajo që ka ndodhur nuk ndryshon asgjë”, – tha Zhoao Kanselo, portugezi i skuadrës së Juventusit. E.S. /Vipsport.al/