Ze Maria: Sot luajtëm me mentalitetin e vjetër, për mua dy momentet ishin kartonë të kuq

Trajneri i Tiranës, Ze Maria tha pas ndeshjes se barazimi kundër Skënderbeut është i papranueshëm dhe do të bisedojë privatisht me lojtarët, për arsyet se pse ata u tërhoqën kur ndeshja ishte në avantazhin tonë:

“Para dhe pas ndeshjen nuk e pranoj asnjëherë barazimin, sidomos pasi je duke qenë në avantazh dhe barazohet kështu, Ne kemi frikë për të fituar, sot mendoj se kishim frikë të fitonim,.

Ne duhet të luajmë pak më shuam lart, të shtynim linjat, Në pjesën e dytë luajtëm shumë pas. Fola me djemtë, se ata po luanin vetë mbrapa, Nëse do të mbrosh rezultatin duhet të sulmosh, jo mbrosh, Kjo është filozofia ime. Kur kërkon ët shënosh gola, bëhesh i vështirë për kundërshtarët.

Duhet të kuptosh që derbi është gjithmonë ndeshja më e lehtë në botë, të gjithë duan atë luajnë, luftojnë, Disa herë duhet të luash ndeshje pa trysni, pa asgjë, Dua të flas me ta, të kuptoj se çfarë ndodhi, pse u tërhoqën aq mbrapa dhe të marr vendimet e mia.

Sot, sidomos në pjesën e dytë luajtëm keq. Se në të parën ulëm topin dhe luajtëm futboll, shënuam e krijuam raste. Në pjesën e dytë, frika, nuk e di pse, solli këtë gjë. Se është e papranueshme që një skuadër si ne, që stërvitemi gjithmonë me një apo dy pasime, të luajmë me mentalitetin e vjetër të lojtarëve të Tiranës, me top të gjatë, Nuk mund ta pranoj këtë mentalitet.

Zgjedh lojtarët më të mirë, me përjashtim të Hoxhallarit që ishte me të kuq, në ndeshjen tjetër mund të luaj me të gjithë këta lojtarë dhe formacion. Të tjerët duhet të presin”.

Unë thashë çfarë pashë këtu kur erdha, pashë lojtarët që luanin me top të gjatë. Këtë gjeta këtu, nuk e di se si luante Bulku. Kur erdha këtu, në ditën e parë, pashë Ilionin që luante topin e gjatë te sulmuesi, jo të luante topin, kështu edhe sot. Nuk di të them më përpara se çfarë ka qenë dhe si është luajtur.

Normalisht këto raste janë karton i kuq. Në çdo kampionat që kam luajtur ky është karton i kuq, ishte me dashje dhe nuk e di pse nuk dha karton të kuq e pse nuk dha penallti, Por nuk mund të flas për gjyqtarin pasi ka marrë fund dhe duhet të mendoj për ndeshjen e radhës. I thashë në një rast edhe që nuk është as pozicion jashtë loje”./Vipsport.al/