Ze Maria është i qartë: Në Korçë nuk më kënaq barazimi, fitore edhe në derbi

Tirana ka një transfertë shumë të vështirë në Korçë përballë Skënderbeut në kuadër të javës së pestë të Kategorisë Superiore. Bardheblutë kanë arritur të marrin fitoren e parë pas 4 javësh, ndërkohë që edhe në Korçë, skuadra shkon për fitore.

Këtë e ka thënë vetë trajneri i Tiranës, Ze Maria i cili në konferencën para ndeshjes është shprehur se në Korçë nuk e kënaq barazimi. I pyetur për derbin që luhet pas një jave, Ze Maria shprehet se ashtu si ndeshjen e kësaj jave, edhe ndaj Partizanit luan vetëm për fitore.

Ndeshja me Skënderbeun?
“Nuk kënaqem me barazimin. Skënderbeu ka një ekip shumë të mirë, janë kampionët në fuqi dhe për këtë meritojnë respekt. Do të kërkojmë të dalim me pikë të plota nga kjo ndeshje. Gjendja e skuadrës është relativisht e mirë. Me përjashtim të Hoxhallarit, të gjithë futbollistët e tjerë do t’i kem në dispozicion. Kështu që shpresojmë që të arrijmë rezultat pozitive.”

Karabeci?
“Erando është një futbollist profesionist, por duhet të presë edhe pak. Skuadra nuk do të ketë shumë ndryshim nga hera e fundit. Grupi bëri një ndeshje të mirë kundër Luftëtarit duke marrë një fitore të rëndësishme.”

Derbi ndaj Partizanit?
“Në çdo ndeshje ne kërkojmë pikët e plota. Prandaj nuk kam pse të bëj dallime. Ne mund të marrim 6 pikë në këto dy ndeshje, por Partizanin do të mendoj vetëm pas ndeshjes së Kupës. Në sulm kemi shumë alternativa. Nëse nuk luan Blazhevski, atëherë kemi Ngo dhe Grecën. Lojtarët e sulmit janë duke dhënë më të mirën e tyre dhe kjo gjë më lumturon jashtë mase”, u shpreh Ze Maria. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

more recommended stories