Ze Maria: 13 ndeshje pa fituar në derbi? Ne do të luajmë për të fituar!

Trajneri i Tiranës, Ze Maria foli pas fitores kundër Ilirisë, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Tekniku brazilian tha se ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe se tashmë, përqëndrimi është vetëm te derbi:

Sulmuesit- “Younus bëri një punë të mirë sot. Por jam shumë i gëzuar për Majkëll që shënoi gol pas pesë muajsh jashtë fushe. Sentamu është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Nëse do t`i jepet mundësia ditën e premte besoj se Younus do të jetë gati për të dhënë maksimumin. Ata janë sulmues dhe detyra e tyre është të shënojnë gola”.

Derbi- “13 ndeshje pa fituar! Nuk e di se çfarë do të ndodh këtë herë. Derbi është një ndeshje shumë e rëndësishme. Janë shumë ndeshje pa fitore dhe kjo është e tepërt. Ne jemi të përqendruar dhe do të vazhdojmë punën tonë të qetë. Në ndeshjet e fundit kemi bërë mirë por duhet të përmirësojmë akoma”.

“Në derbi duhet shumë përqendrim, shumë balancë, sepse është ndeshje shumë e veçantë. Por unë besoj se do t`ia dalim.

Objektivi- “Ne do të luajmë në derbi për të fituar. Nuk ka rëndësi nëse fitojmë 1-0, 3-0, 4-0, por rëndësi ka të fitojmë. Sa më shumë gola të shënojmë aq më mirë do të jetë për ne”-përfundoi Ze Maria./Vipsport.al/