Xherrard në dyshim, mund ta lërë Grezdën në tribunë për ndeshjen e radhës

Reinxhërs do të rikthehet në fushat e blerta, për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Dunde. Pushimi për shkak të kombëtareve duket se i ka bërë mirë skuadrës skoceze dhe vetë teknikut Xherrard, i cili shpreson që shumica e lojtarëve që kanë qenë të lodhur ose të dëmtuar të rikthehen.

Një nga ta është dhe transferimi më i ri i skuadrës, Eros Grezda. Sulmuesi shqiptar nuk luajti në dy ndeshjet e kombëtares dhe shpreson të jetë i gatshëm që të luajë për Reinxhërs, por tekniku Xherrard nuk ka ndërmend të rrezikojë me dëmtimin e tij.

Sipas medieve skoceze, 23-vjeçari mund të përfundojë në tribunë për ndeshjen e tij të parë, pasi në sytë e legjendarit Xherrard, nuk është ende gati./Veronik Istrefaj – vipsport.al/