Vllaznia “blindohet” para startit të kampionatit, firmosin edhe gjashtë

Vllaznia ka firmosur dhe zyrtarizuar edhe gjashtë futbollistë të tjerë, mes tyre edhe titullarë të rëndësishëm të sezonit të shkuar. Bëhet fjalë për portierin Alen Sherri që edhe pse pati shumë oferta nuk u largua nga skuadra mëmë. Por edhe Alsid Tafili e Ardit Krymi.

Pa harruar të rinjtë me perspektivë si: Ergi Borshi, Zabit Mehmetaj e Samet Lushaj, të cilët kanë luajtur rregullisht me skuadrën e Vllaznisë B në Kategorinë e Parë në sezonin e shkuar dhe me shumë gjasa pritet që të kërkojnë një vend titullar edhe në skuadrën e Hasan Likës këtë sezon.

Nesër pritet që të ketë edhe të tjerë të rinj të cilët të hedhin firmat në kontratë me skuadrën kuqbelu. Por, ka ende titullarë të sezonit të shkuar që janë ende të dyzuar! /Vipsport.al/