Vjet policia dhe FSHF s’i linte të ndiqnin skuadrën e zemrës, ultrasit kryeqytetas bëhen gati

Në Shqipëri tifozët janë gjithnjë e më larg stadiumeve, e sidomos kur bëhet fjalë për Kategorinë e Parë. Dinamo edhe pse e vetme, duket se e ka pasur mbështetjen e fansave të saj më fanatikë, të cilët janë munduar që ta ndjekin skuadrën e zemrës edhe në transfertë, madje, jashtë fushe janë ndier më rehat!

Sepse, sa herë luajnë në fushën e tyre, policia por edhe FSHF për shkak të masave të sigurisë, nuk i lejon që të qëndrojnë në tribunë apo shkallë, madje as në mjediset e brendshme të kompleksit “Internacional”.

Ndaj edhe sakrifikojnë jo pak dhe kur Dinamo luan në Pezë-Helmes, tifo-grupi “Blue-Boys”, i sheh në godinat përreth apo në tarracat e tyre. Edhe këtë sezon duket se do të jetë e njëjta situatë, por ata nuk tremben. Madje, duke filluar që në ndeshjen e parë ndaj Veleçikut ku edhe kanë premtuar mbështetje maksimale. /Vipsport.al/