VIDEO/ Vjen momenti i Grezdës, goli i shënuar i hap rrugën për ekipin e parë

Eros Grezda ka bindur me ekipin e të rinjve të Rejnxhërsit duke shënuar në fitoren e thellë që skuadra e tij arriti ndaj Madhëruellit me rezultatin 6-2. Sulmuesi shqiptar arriti të shënonte golin e dytë, por njëkohësisht dha edhe një asist për një gol tjetër, duke marrë në këtë mënyrë elozhe nga shumë media sportive në Skoci.

Janë pikërisht mediat skoceze, ato të cilat raportojnë se Grezda është i gatshëm që të debutojë si titullar edhe me skuadrën e parë që drejtohet nga Stiven Xherard. Paraqitja e tij e fundit, ka bërë që legjenda e Liverpulit të mendojë seriozisht për formacionin që do të hedhë në fushë në ndeshjen e Kupës dhe Grezda shihet si një nga ata të cilët do ta nisë nga minuta e parë takimin ndaj modestëve të Ayr.

Duke parë kundërshtarin që ka përballë, Xherard mund t’i lejojë vetes që të provojë lojtarë të rinj në ndeshjen e Kupës dhe kjo është një mundësi e mirë për Grezdën që të bindë edhe me skuadrën e parë e të sigurojë një vend edhe për ndeshjet e kampionatit. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

 

View this post on Instagram

 

Goli i parë i Grezdës në Skoci @erosgrezda

A post shared by VIP SPORT (@vipsport.al) on

more recommended stories