VIDEO / Shehi gjen përsëri zëvendësimin e duhur, Skënderbeu mbron kreun me Tiranën

Skënderbeu ka arritur të mbrojë vendin e parë në klasifikimin e Superiores me një barazim shumë të luftuar përballë Tiranës në Korçë. Në një ndeshje që u luajt në stadium të boshatisur, por me shumë emocione, korçarëve iu desh përsëri goli i zëvendësuesit Oto Xhon për të siguruar një pikë që i mban të shkëputur nga ndjekësit në renditje.

Tirana kaloi e para në avantazh me anë të Hasanit në pjesën e parë, ku krijoi disa raste të mira shënimi. Por në të dytën, ishte një dominim thuajse absolut i skuadrës korçare që krijoi mundësi të njëpasnjëshme para portës deri sa gjeti golin e barazimit me zëvendësuesin Oto Xhon.

Ky i fundit, ashtu si ndaj Flamurtarit, hyri në fushën e lojës dhe bëri diferencën për ekipin e tij, duke treguar se ndoshta meriton më shumë hapësira në ndeshjet e ardhshme.

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1

90’+1’ Teqja del me një ndërhyrje vendimtare me këmbë përballë Blazhevskit, duke evituar një gol të sigurt në portën e tij.

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Dy raste radhazi për Skënderbeun që të shënonte golin e fitores. Krasniqi fillimisht ndalet nga Turtulli e më pas dërgon topin mbi kuadrat me goditjen e tij të fortë.

87’ GOOOL Skënderbeu, shënon Oto Xhon. Pas një harkimi nga e djathta, topi devijohet me kokë nga sulmuesi i cili barazon shifrat.

84’ Goditje dënimi nga e djathta për vendasit. Si zakonisht Radas harkon në zonë, por devijimi i Alitit është i lehtë dhe nuk shqetëson Likën i cili pret në pozicion.

83’ Shfaqet rrezikshëm edhe Tirana me Grecën i cili gjuan nga një pozicion ballor mbi vijën e zonës, Teqja pret i sigurt.

80’ Harkim interesant në zonën e Tiranës nga djathta, Krasniqi nuk arrin të devijojë para portës.

78’ Shehi hedh në fushë edhe Oto Xhon, por largon një mbrojtës, duke kthyer mbrojtjen me tre në këto minuta të fundit.

74’ Dalje e pakontrolluar mirë nga Lika. Topi i shtyrë nga portieri shkon te Abazi por ky i fundit nuk gjuan direkt në portë dhe i jep kohë prapavijës bardheblu dhe Likës të kthehen ën pozicion.

74’ Zëvendësim i detyruar te Tirana. Largohet Berisha i dëmtuar, ndërsa Cake bëhet gati të hyjë në fushë.

69’ Gjuajtje e shpejtë e Demte pak hapa para zonës së Tiranës, topi kalon mbi traversën e Likës.

67’  Doka ndal Abazin me faull dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Ze Maria përfiton nga ndalesa për të hedhur në fushë Grecën në vend të Oduamadit.

63’ Edhe për shkak të dëmtimeve e zëvendësimeve, ritmi i lojës ka rënë disi në këto minuta, por manovra i mbetet Skënderbeut. Një top i gjatë drejt Bregut devijohet nga Turtulli në momentin fundit duke larguar rrezikun nga zona.

57’ Gjyqtari Orlando Kuka i jep një karton të verdhë për simulim Imamit pas një rrëzimi në zonë në duel me Vangjelin. Pamjet tregojnë se mes dy lojtarëve kishte kontakt.

56’ Ndryshim tjetër te korçarët, në fushë Fili për Gripshin.

54’ Ze Maria largon Hasanin nga fusha, pasi autori i golit kishte probleme fizike. Në fushë kapiteni Karabeci i cili e nisi ndeshjen nga pankina.

52’ Gripshi provon me një gjuajtje të bukur nga e djathta pas ekzekutimit të një goditje dënimi, sfera kalon mbi traversë.

50’ Radas ekzekuton një goditje dënimi nga distanca duke provuar të gjejë një shok në zonë, por sfera shkon direkt në duart e Likës.

48’ Muzaka shfaqet përsëri në zonën e Tiranës pas një kombinimi me Vangjelin, gjuajtja e tij në shtyllën e parë kontrollohet lehtësisht nga Lika.

47’ Përgjigjet nga ana tjetër Vangjeli me një aksion deri në brendësi të zonës së Tiranës, por nuk gjen asnjë nga shokët e skuadrës me pasimin në qendër.

47’ Doka del në mbështetje të sulmit në krahun e djathtë, por pas dy kombinimeve me Kobinah, shkakton faull në sulm ndaj Abazit.

46′ Rifillon ndeshja në Korçë.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë më avantazhin e Tiranës.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Tjetër rrezik para portës korçare. Pas një goditje dënimi, Turtulli godet me kokë i vetëm në qendër por nuk gjen katërkëndorin.

40’ Muzaka provon përsëri të shpërthejë në krahun e djathtë, por gjuajtja e mesfushorit ndalet në këmbët e mbrojtjes bardheblu që largon rrezikun.

39’ Aksion i shpejtë i Tiranës në kundërsulm, me Oduamadin që arrin të pasojë te Kobinah pavarësisht një faulli të Alitit kundër tij. Por gjuajtja e mesfushorit është shumë e gabuar dhe përfundon mbi katërkëndorin e Teqjes.

37’ Tjetër mundësi për Muzakën pas një topi nga e djathta të Bregut, por gjuajtja e tij është shumë ballore dhe përfundon në duart e Likës.

36’ Gripshi gjuan me forcë nga krahu i djathtë, Lika në dy kohë pret topin duke evituar që sfera të shkonte në rrjetë.

33’ Mbrojtja e Tiranës mban mirë larg katërkëndorit sulmin e vendasve. Muzaka përplaset me Turtullin në hyrje ët zonës dhe shkakton faull ndaj mbrojtësit në tentativën për të siguruar topin.

27’ Gjyqtari fal edhe Radas ashtu si Lulajn. Këtë radhë, mbrojtësi ndal me dashje topin me dorë duke qenë i fundit para Blazhevskit që shkonte drejt portës dhe gjyqtari i nxjerr të verdhin mes çudisë të bardhebluve.

25’ Ndërrim i shpejtë i Skënderbeut, me Shehin që largon Lulajn e ndëshkuar me të verdhë, për të aktivizuar francezin Guexh.

22’ Muzaka ka mundësinë të vendosë shpejt barazinë në shifra pasi gjendet i vetëm në zonë pas një topi nga e majta, por goditja e tij me kokë është larg kuadratit.

20′ GOOOL Tirana, shënon Hasani. Harkim i gjatë në zonë nga e djathta, Hasani me kokë dërgon topin në portë pasi i shpëtoi mbrojtjes kundërshtare.

16’ Aksion në krahun e djathtë për Muzakën që bën gjithçka mirë derisa hyn në zonë, por në momentin e gjuajtjes provon me një të djathtë të lehtë të cilën Lika nuk ka vështirësi ta kontrollojë.

11’ Tirana vazhdon të shfaqet më e qartë në minutat e para sa i përket lojës në mesfushë, përveç në pasimin e fundit. Oduamadi dhe Daja humbin dy mundësi të mira për të pasuar në zonë për Blazhevskin pas depërtimeve nga krahët.

6’ Gjyqtari fal Lulajn, Mesfushori hedh në tokë Blazhevskin i cili po shkonte i vetëm drejt portës dhe normalisht duhej të ndëshkohej me të kuq, por i tregohet vetëm kartoni i verdhë, në goditjen e dënimit vijuese. Teqja ndal sferën e gjuajtur nga Blazhevski.

5’ Harkim nga e djathta i Kobinah, topi te Oduamadi i cili nuk arrin të kontrollojë mirë topin në zonë dhe i mundëson largimin e topit mbrojtësve vendas.

3’ Bregu niset me shpejtësi drejt portës kundërshtare, por ndalet në pozicion jashtë loje nga vijërojtësi.

1’ Vonohet për pak minuta fillimi i ndeshjes për shkak të ndezjes me vonesë të projektorëve në një nga shtyllat e ndriçimit në stadium.

Skënderbeu-Tirana 1-1
87′ Oto Xhon / 20′ Hasani

Skënderbeu: Teqja, Radas, Vangjeli, Aliti, Abazi (78′ Oto Xhon), Lulaj (25′ Guexh), Demte, Muzaka, Gripshi (56′ Fili), Bregu, Krasniqi.
Trajner: Orges Shehi

Tirana: Lika, Imami, Turtulli, Berisha (76′ Cake), Doka, Maveje, Hasani (54′ Karabeci), Daja, Kobina, Blazhevski, Oduamadi (67′ Greca).
Trajner: Ze Maria

KV: Lulaj, Radas. Abazi, Vangjeli / Imami, Doka. Greca

Gjyqtar: Orlando Kuka